Ambasada amerikane ka shkruar sot për nderimet që dje i bëri e ngarkuara me punë Anu Prattipati, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.
Në reagimin e ambasadës thuhet se trashëgimia dhe vizioni i Rugovës janë inspirim si në Kosovë ashtu edhe nëpër botë.
“Dje, e ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës në 19-vjetorin e vdekjes së tij. Trashëgimia dhe vizioni i tij vazhdojnë të jenë inspirim këtu në Kosovë dhe gjithandej në botë”, ka shkruar ambasada në platformën “X”.
Yesterday, Charge d’affaires Anu Prattipati joined President @VjosaOsmaniPRKS in honoring Dr. Ibrahim Rugova on the 19th anniversary of his death. His legacy and vision continue to be an inspiration here in Kosovo and around the world. pic.twitter.com/1fKKgyGwfQ
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 22, 2025
Presidentja Osmani bashkë me ambasadorët e akredituar në vend shkuan te varri i Rugovës për homazhe. /Telegrafi/