Telegrafi

Ambasada amerikane thekson sukseset e Dua Lipës, Blerta Bashollit e Visar Morinës – kërkon që të mbrohet autorësia e prodhimeve në Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje që të mbrohet autorësia intelektuale e prodhimeve kreative në Kosovë.

Këtë e ka theksuar përmes një postimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ku ka vënë në pah krijimtarinë e artistëve të njohur, përfshirë këtu: Dua Lipën, regjisoren Blerta Basholli e po ashtu edhe regjisorin Visar Morina.

Kjo pas sukseseve të shumta që janë arritur përgjatë këtij viti e po ashtu edhe për një sërë artistësh të tjerë, që kanë shënuar suksese të jashtëzakonshme jashtë trojeve shqiptare.

Kosovans are renowned for their creativity. This year alone, Blerta Basholli won 3 Sundance awards for “Hive,” Dua Lipa…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Monday, April 26, 2021

 

“Kosovarët janë të njohur për krijimtarinë e tyre. Këtë vit, Blerta Basholli fitoi tri çmime në festivalin Sundance për ‘Hive’, Dua Lipa fitoi një ‘Grammy’ dhe ‘Exile’ i Visar Morinës u bë i nominuari i parë për një Glob të Artë nga Kosova”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Blerta Basholli

“Kjo krijimtari duhet të mbrohet, jo të shfrytëzohet. Kjo është ajo që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë intelektuale. Çfarë do të bëni për të mbrojtur prodhimet kreative të Kosovës?”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Yllka Gashi në filmin “Zgjoi”

Presidentja Vjosa Osmani ndërkohë pak muaj më parë i ndau “Medaljen Presidenciale të Meritave” regjisores së filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollit. /Telegrafi/