Telegrafi

Ambasada Amerikane: Qeveria malazeze të dënojë masakrën e Srebrenicës dhe ta quajë atë gjenocid

Ambasada e SHBA-së në Mal të Zi tha se ishte e shqetësuar për komentet në publik, të cilat, siç vlerësoi, hedhin dyshime për atë që ndodhi në Srebrenica.

Ambasada i bën thirrje Qeverisë së Malit të Zi të dënojë atë që ndodhi në Srebrenicë dhe ta quajë atë gjenocid.

“Ne po kërkojmë qartësi dhe shpresojmë se Qeveria e Malit të Zi të dënojë pa mëdyshje masakrën dhe ta quajë atë siç ishte – gjenocid”, deklaroi ambasada përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq tha të premten se ishte i gatshëm të pranonte se krimi i gjenocidit ishte kryer në Srebrenicë kur u vendos pa dyshim, duke pasur parasysh se Tribunali i Hagës, siç tha ai, “humbi legjitimitetin e tij”.

Leposavic pastaj tha se vendimi i Tribunalit Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës mbi gjenocidin e pretenduar në Srebrenicë u bazua në pozicionin e Tribunalit të Hagës, i cili, siç tha ai, ishte komprometuar sepse fshehte provat e krimeve kundër serbëve në Kosovë.

Ai theksoi se nuk i kontestoi ndjenjat dhe besimet e boshnjakëve dhe myslimanëve, të cilët, deklaroi ai, “nuk do të pushojnë së perceptuari këtë krim në zemrat e tyre si vuajtje dhe tragjedi të tyre të përhershme”. /Telegrafi/