Ambasada amerikane në Kosovë ka përshëndetur nismën e për siguri kibernetike, ku Telegrafi është media e parë që merr pjesë në këtë projekt.
Kjo Ambasadë me anë të një shkrimi në Twitter, ka thënë se ky projekt po ofron mbrojtjen kibernetike të medieve partnere.
“Me mbështetjen e Ambasadës amerikane, Shoqata Shqiptare për Kibernetikë po ofron mbrojtjen kibernetike të medieve partnere, duke i bërë ato më të qëndrueshme ndaj sulmeve të mundshme. Falënderimet tona shkojnë për Telegrafin, si partneri i parë i medieve që ishte pjesë e testimeve”, thuhet në njoftim.
(2/2) With the @USEmbPristina's support, the Albanian Cyber Association is shoring up media partners’ cyber defenses, making them more resilient against potential attacks. Our thanks to @Telegrafisti as the first media partner to undergo substantive testing. #BeCyberSmart pic.twitter.com/bMLKL9bv3b
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 14, 2021
Ditë më parë, personeli i Telegrafit ka marr pjesë në trajnimin lidhur me atë se si duhet të përdoren teknologjitë për t’u mbrojtur nga sulmet. /Telegrafi/