Site icon Telegrafi

Ambasada amerikane për 12 qershorin e vitit 1999: Sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka rikujtuar 12 qershorin, ditën kur forcat e NATO të prira nga ato amerikane e britanike, hynë në Kosovë.

Ambasada amerikane deklaron se  falë NATO-s, 24 vjet më parë, shumë kosovarëve iu mundësua kthimi në shtëpi.

Lexo po ashtu Propozohet që Dita e Çlirimit të futet në kalendarin e festave zyrtare

“Sot, 24 vjet më parë, shumë kosovarë mundën të ktheheshin në shtëpi, falë NATO-s, e cila solli paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe në rajon”, deklaron Ambasada amerikane në Kosovë.

Në shkrimin e kësaj ambasade thuhet se “sot më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes”.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë rëndësinë e ruajtjes së paqes për një të ardhme demokratike dhe prosperuese të Kosovës”.

Kosova shënoi sot 12 qershorin, dita kur në Prishtinë hynë forcat e NATO-s, në vitin 1999.

Në kalendarin e festave jozyrtare, kjo ditë njihet si “Dita e Paqes”./Telegrafi/

Exit mobile version