Ftesat për pjesëmarrje në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deri më tani i kanë “konfirmuar” vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Mirëpo, zëdhënësja e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, thotë për Ekonomia Online se nuk kanë informacione përkitazi me këtë çështje.
“Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk ka informatë lidhur me atë se kush është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Trump”, ka thënë zëdhënësja Schohn në një përgjigje elektronike.
Burimet e Ekonomia Online pohojnë se e vetmja që ka ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump është ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.
Ceremonia do të zhvillohet në 20 janar në Washington, ku Donald Trump do të bëjë betimin dhe do të marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të SHBA-së.