Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier ka përshëndetur nisjen e punë së Gjykatës Komerciale.
Sipas ambasadorit, kjo Gjykatë do të përshpejtoj zgjidhjet e mosmarrëveshjeve komerciale dhe se është një hap i madh në rindërtimin e besimit të sektorit privat.
“Mirëpresim inaugurimin e Gjykatës Ekonomike të Kosovës, të hënën. Kjo Gjykatë, e mbështetur nga USAID Kosovë, do të përshpejtojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komplekse komerciale dhe është një hap i madh përpara për rindërtimin e besimit të sektorit privat në sistemin gjyqësor të vendit”, thuhet në njoftimin e ambasadorit në Twitter.
Welcome the Kosovo Commercial Court's inauguration on Monday. This court, supported by @USAIDKosovo, will speed up the resolution of complex commercial disputes & is a great step forward for rebuilding private sector trust in Kosovo's judicial system. https://t.co/GEdij8lu4q
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 3, 2022
Gjykata Komerciale pritet t’i trajtojë të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet e kësaj natyre.
Në maj të këtij viti, Këshilli Gjyqësor i Kosovës me shumicë votash kishte zgjedhur Mahir Tutilin në pozitën e Gjykatës Komerciale. /Telegrafi/