Site icon Telegrafi

​Ambasada amerikane jep donacion për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka pranuar sot një donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përkatësisht Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe USDOJ-ICITAP-i.

Bëhet fjalë për një automjet dhe pajisje të përdorura nga fusha e teknologjisë informative si kompjuterë, printerë dhe skaner.

Donacioni ka për synim të ndihmojë Policinë e Kosovës në përmirësimin e kushteve të punës duke mundësuar kryerjen me efikasitet të punëve të përditshme.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj me këtë rast është shprehur falënderues për Ambasadën e SHBA-së, për përkrahjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të institucionit që ai drejton. /KP/

Exit mobile version