Shpyllëzimi i pyjeve tropikale të Amazonës në Brazil ka arritur nivelin më të lartë në më shumë se 15 vjet, tregojnë të dhënat zyrtare.
Një raport i agjencisë braziliane të kërkimit hapësinor (Inpe) zbuloi se shpyllëzimi u rrit me 22 për qind brenda një viti.
Brazili ishte në mesin e një numri kombesh që premtuan t’i jepnin fund krizës dhe të kthenin shpyllëzimin deri në vitin 2030 gjatë samitit të klimës COP26, raporton bbc.
Amazona është shtëpia e rreth tre milionë llojeve të bimëve dhe kafshëve dhe një milion njerëz indigjenë. Është një “depo” jetike e karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.
Sipas të dhënave të fundit, rreth 13,235 km katrorë (5110 milje katrore) u humbën gjatë periudhës 2020-2021, sasia më e lartë që nga viti 2006.
Shpyllëzimi i Amazonës është rritur nën presidentin Jair Bolsonaro, i cili ka inkurajuar aktivitetet bujqësore dhe minerare në pyjet e shiut.
Ai gjithashtu është përplasur me Inpen në të kaluarën për shpyllëzimin e saj, duke akuzuar agjencinë në vitin 2019 për njollosjen e reputacionit të Brazilit. /Telegrafi/