Shefi ekzekutiv i Amazonit, Jeff Bezos ka njoftuar se në Indi do të realizojë një investim prej 1 miliard dollarë për dixhitalizimin e bizneseve të vogla dhe të mëdha.
Bezos thotës se ky vend është kyç për rritjen e tregut, sipas tij, shekulli i XXI-të do të “shekulli indian”.
Pavarësisht kësaj, vizita treditore e tij në Indi, pritet të jetë me protesta masive. Mijëra kompani të vogla tregtare kanë planifikuar mbajtjen e protestave, pasi sipas tyre Amazon do të ndikoj negativisht në tregun lokal, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër, Amazon i mohon këto pretendime.
Tregu online në Indi është i dominuar nga kompanitë Amazon dhe Flipkart, ku kjo e fundit është në pronësi të Walmartit.
Këto kompani janë përballur me vështirësi, pasi Qeveria indiane ka prezantuar ligje të reja që u pamundësojnë kompanive të huaja online, shitjen e mallrave të tregut vendor.
@AICPDF support the call from @TEAMCAIT @praveendel @BCBHARTIA to protest against @amazon @jefbezos pic.twitter.com/HNJAEtFMWA
— AICPDF (@AICPDF) January 14, 2020
Të ardhurat e tregut online për vitin 2020 në Indi janë parashikuar të arrijnë vlerën prej 120 miliardë dollarëve, që është një rritje prej 51 për qind që nga viti 2017. /Telegrafi/