Reporterja e njohur e CNN-it, Christine Amanpour, e cila raportoi nga Bosnja dhe Hercegovina gjatë luftës, ka publikuar një mesazh të qartë përpara se shkrimtari Peter Handke të merr Çmimin Nobel për Letërsi.
“Unë kam qenë atje, të gjithë e dimë se kush është fajtori”, ka shkruar Amanpour në Twitter, përcjell Telegrafi.
I was there. We all know who’s guilty. #handke #bosnia #BosniaWarJournalists pic.twitter.com/DL2nb8WAQY
— Christiane Amanpour (@camanpour) December 9, 2019
Përzgjedhja e Handke-s si laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 shkaktoi reagime në rajon dhe më gjerë.
Handke i cili ishte një admirues i madh i Millosheviqit, në një shkrim të publikuar gjatë luftës në Kosovë, kishte shkruar “Nëse mbështetni serbët, çohuni në këmbë”.
Autori austriak kishte theksuar se asnjëherë nuk beson se serbët kanë kryer gjenocid në Srebrenicë.
Ai gjithashtu kishte vizituar në burg Millosheviqin dhe kishte bërë përpjekje për të dëshmuar në favor të tij.
Handke poashtu kishte marrë pjesë në varrimin e Millosheviqit në vitin 2006, ku në fjalim ishte shprehur se “Këtu gjendem për Jugosllavinë, Serbinë, Sllobodan Millosheviqin”.
Ndryshe, sipas mediave një protestë e madhe kundër Akademisë Suedeze është paralajmëruar nesër në Stokholm, kur do të prezantohen fituesit e Çmimit Nobel.
Përpara protestës, një panel po mbahet sonte në kryeqytetin suedez.
Folësit thanë se ndarja e vendimi i Komitetit Nobel ishte i turpshëm dhe islamofob, dhe se Handke ishte një mohues i gjenocidit të Srebrenicës.
Ndryshe, përveç Kosovës, edhe Shqipëria, Kroacia e Turqia kanë paralajmëruar bojkotimin e ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Handke. /Telegrafi/