Labinot Tahiri e ka lansuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Amanet mos m’harro” e mban titullin kënga më e re e autorit të shumë hiteve që është shoqëruar me një videoklip të xhiruar nga XL Films.
Bini Diez e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa Fuego e ka shkruar tekstin.
“Edhe kjo këngë për ju i dashur publik ku do që jeni nëpër botë”, ka shkruar Labi në një postim në rrjetet sociale.
Pritet që projekti i ri i Labit të pëlqehet nga fansat e shumtë të muzikës së tij. /Telegrafi/