Në natën e UFC 232 të gjithë ishin duke pritur përballjen e Jon Jones dhe Alexander Gustafsson, por gjithashtu edhe duelin kryesor tek femrat mes Cris Cybord dhe Amanda Nunes.
Cybord është ikona e UFC-së, ajo ishte kampione e padiskutueshme tek femrat, por Nunes e befasoi.
Legjendarja Cybord ishte e pamposhtur në 21 ndeshje e fundit, pësoi humbjen e parë nga viti 2005, e që ishte shokuese.
Amanda e filloi furishëm duelin dhe pas 51 sekondave detyroi gjyqtarin ta ndalojë ndeshjen pasi Cybord dukej totalisht e humbur dhe e paaftë të mbrojë vetën.
https://twitter.com/Record03_/status/1079247841250496513
Normalisht që gëzimi ishte shumë i madh te 30-vjeçarja, e cila thoshte se ishte e bindur që në fillim për fitoren e saj.
The first female Champ Champ!!#UFC232 @Amanda_Leoa pic.twitter.com/GEYAOU1LwR
— UFC (@ufc) December 30, 2018
Amanda Nunes ishte kampione në kategorinë ‘Bantamweight’ (kategori që i përfshinë sportistët deri në 61.3 kilogramë) dhe tani bëhet kampione edhe në ‘Featherweight’ (61 deri 66 kilogramë).
Kështu braziliania i bashkohet Conor McGregorit dhe Daniel Cormierit si sportistët që kanë arritur të mbajnë gjatë një kohe dy tituj në UFC. /Telegrafi/
🏆 🦁 🏆 #UFC232 pic.twitter.com/nAgdwBDEpH
— UFC Europe (@UFCEurope) December 30, 2018