Site icon Telegrafi

Amal e len në hije George Clooneyn (Foto)

George Clooney është shoqëruar nga bashkëshortja Amal në premierën e filmit “Tomorrowland” në Japoni.

Edhe pse ishte filmi i Clooneyt, ka qenë 37-vjeçarja ajo që ka tërhequr vëmendjen e medieve rozë me një fustan ngjyrë ari, me të cilën dukej shumë elegante.

Fustani kishte një lule të qëndisur në pjesën e sipërme, ndërsa edhe këpucët ishin në të njëjtën ngjyrë sikurse edhe fustani. Pa e ekzagjeruar në grim, Amal Clooney dukej shumë bukur.

37-vjeçarja nuk kishte pasur mundësi ta shoqëronte bashkëshortin në premierën e filmit në Britani, por në Tokio ishte aty për t’i mbajtur dorën dhe për ta duartrokitur kur George mbaroi fjalimin e tij për “Tomorrowland”. /TCh/

Exit mobile version