Site icon Telegrafi

Alves zbulon të ardhmen gjatë një interviste në një televizion brazilian

Dani Alves do të largohet nga Juventusi këtë afat kalimtar dhe ky nuk është më një sekret, por nuk e ka zbuluar ende skuadrën e re.  

Mbrojtësi brazilian i ka shtuar benzinë zjarrit të spekulimeve rreth transferimit në Man City, pas raportimeve rreth shkëputjes së kontratës në Zonjën e Vjetër.

Mbrojtësi brazilian ka pranuar se admiron trajnerin e Cityt, Pep Guardiola, por nuk ka zyrtarizuar ndonjë kalim te anglezët.

Lexo po ashtu Konfirmon Juve: Alves do të largohet

“Nuk e di se çfarë është duke ndodhur, nëse largohem nga Juventusi do ta bëj pa asnjë problem”, deklaroi Alves për Conversa com Bial.

“Nëse do të shkoj, do të jetë pa konflikte, pa asnjë problem, në krahasim me atë që thuhet”.

“Man City, klubi im i ri? E dini admirimin tim për Pep Guardiolën”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version