Shënjestra e Arsenalit dhe Manchester Cityt, Dani Alves, po kërkon një skuadër të re, pas largimit nga Paris Saint-Germian në fund të muajit të kaluar.
Mbrojtësi brazilian u largua nga kampionët e Ligue 1, pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor, ndërsa tani është në kërkim të një aventure të re.
Ish-anëtari i Barcelonës dhe Juventusit, lidhet me një kalim te Gunners ose të ribashkohet me Pep Guardiolan te Citizens.
Mbrojtësi 36-vjeçar shkëlqeu në Kupën e Amerikës me Brazilin, gjersa tani ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram për të kërkuar një klub të ri.
“Po kërkoj punë, ku duhet të vazhdoj?, ka shkruar Alves në llogarinë e tij.
Unai Emery ka bërë të ditur ditë më parë se braziliani do të përshtatej shumë në filozofinë e lojës së tij, mirëpo rivalizohen edhe nga City.
Mbrojtësi veteran është i gatshëm që të pranojë edhe ulje page, vetëm që të luajë standard, e që në këtë verë pritet të mësohet e ardhmja e tij. /Telegrafi/