Giorgio Chiellini beson se ish shoku i tij i skuadrës së Juventusit, Dani Alves, do të largohet nga Paris Saint-Germain, pasi i pëlqen aventurat.
Braziliani qëndroi te Juve vetëm një vit pasi u largua nga Barcelona si lojtar i lirë.
Ai shënoi gjashtë gola dhe shtatë asistime në 33 ndeshje.
Alves u largua nga Juventusi dhe u bashkua me PSG-në.
“Kështu është Dani”, tha Chiellini për Mediaset Premium.
“Mendoj se do të largohet edhe nga Paris Saint-Germain, pasi ai ka nevojë për sfida të reja. Ka shumë respekt për të këtu, ka lënë memorie të mira”, ka thënë Chiellini.
Alves nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë të luajë në Ligën Premier./Telegrafi/