Anësori i Barcelonës, Dani Alves, sërish ka pasur kritika për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe kësaj radhe me fjalë të rënda.
Ronaldo ka shokuar futbollin spanjoll pas sulmeve ndaj bashkëlojtarëve pas disfatës nga Atletico Madridi.
Alves postoi një foto në Instagram me lojtarët e Barcelonës që kanë shpirt të madh grupor, bashkë me një mesazh që shihet si thumbim për Cristianon.
“Madhështia e ekipit është në respekt të kompleksitetit që ne kemi. Bashkë kemi qenë dhe do të jemi ajo që ne dëshirojmë”.
“Ishte ditë e rëndësishme (fitorja ndaj Sevillas), le të shkojmë përpara, le të shkojmë familja ime”, deklaroi Alves. /Telegrafi/