Telegrafi

Alves i kërkon PSG-së ta transferoj Coutinhon

Philippe Coutinho (Foto by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Daniel Alves po i kërkon menaxhmentit të Paris Saint-Germain ta transferoj mesfushorin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

Ky i fundit pritet të largohet nga Barcelona këtë verë pas sezonit të dytë të dobët me blaugranat dhe kritikave të mëdha.

Alves është i vetëdijshëm për problemet që Coutinho po përjeton në Barcelonë dhe do ta mirëprisnin sulmuesin në kryeqytetin francez të Parisit.

“Nëse do të kisha mundësi ta transferoja Philippe Coutinhon në PSG, gjithmonë do ta fusja në fushë, që nga minuta e parë për të luajtur në ekipin tim, por nuk kam para”, buzëqeshi Alves.

Ndërkohë që veterani po përmbyllte bisedën, tha se karrierën do ta vazhdojë duke luajtur në Brazil.

“Të luaj në Brazil para pensionimit tim? Brazili është vendi ku kam bërë histori, kam luajtur në Bahia, por nuk ka zgjatur shumë kohë. Nuk e kamë menduar kurrë se do të luaja përsëri në Brazil”, shtoi lojtari. /Telegrafi/