Ish-lojtari i Barcelonës, Dani Alves, thotë se Lionel Messi ka nevojë për mbështetje më të madhe nga bashkëlojtarët, në mënyrë që skuadra të arrijë suksese.
Superylli argjentinas e shprehu haptas pakënaqësinë e tij kur katalunasit pësuan nga Osasuna, ndërkohë që Real Madridi u shpall kampioni i La Ligas.
“Leo është fitues natyral. Atij nuk i pëlqen të humbë. Kur skuadra humb, është normale që ai hidhërohet, ai do gjithmonë të fitojë”.
“Njësoj si unë. Ne duam gjithmonë të fitojmë. Ai e ka bërë këtë që bën për një kohë të gjatë, prandaj e kupton kur skuadra bën një gjë apo diçka tjetër. Prandaj e thotë atë që funksionon dhe atë që nuk funksionon, sepse e di”.
“Ka kaluar aq shumë vite te Barca, ka përjetuar shumë gjëra dhe e di me saktësi se çfarë i duhet skuadrës për të fituar”.
“Ai e kupton atë që mendoj unë dhe kjo është mungesa e mbështetjes. Gjithmonë do ta them se Messi është pjata kryesore, ndërsa ne ishim përbërësit e përsosur të asaj pjate. Tash, më duket se ai po bën gjithçka, gjatë gjithë kohës, ndërsa duhet ta kujtojmë se edhe ai është njeri”, ka deklaruar Alves për Catalunya Radio. /Telegrafi/