Mbrojtja e krahut të djathtë është një nga problemet më të mëdha të skuadrës së Barcelonës dhe lojtari i Juventusit, Dani Alves ka përfituar nga ky fakt për të thumbuar ish-ekipin e tij.
Në një intervistë të dhënë për FIFA-n, Alves kujton me nostalgji vitet që ka luajtur në Barcelonë, por thotë se u largua për shkak se shumë gjëra ndryshuan aty.
“Miqtë e mi te Barcelona më thonë se u mungoj shumë sepse unë jam një njeri karizmatik që sjell harmoni në ekip. E di këtë gjë, sepse ma kanë thënë vetë. Në Itali shokët e skuadrës janë disi më seriozë dhe ndihem i ndrydhur, por unë nuk ndryshoj kurrë”, theksoi veterani brazilian.
“Luajta për shumë vite me të njëjtën skuadër dhe me shokët e skuadrës, por eksperiencat dhe sfidat e reja më kanë pëlqyer gjithmonë. Për këtë fakt vendosa të pranoja Juventusin. Gjithçka këtu është shumë e ndryshme. Dukej e çuditshme në fillim, por pastaj u ambientova. Dua të them se te Barcelona nuk po ndihesha mirë dhe s’më pëlqente më ajo që u krijua. /Telegrafi/