Mbrojtësi i klubit të Barcelonës, Dani Alves ka vendosur ta ngacmojë legjendën e sportit të futbollit, Pele.
Mbrojtësi 33-vjeçar brazilian ka reaguar menjëherë pas shpalljes kampion në finalen e Coppa Del Rey kundër Sevillas.
“Pele, ti je mbret. Mbret mirëpo unë kam fituar më shumë tituj se ti. Relaksohu, nuk është asgjë për t’u shqetësuar”.
“Nëse dëshiron të më kritikosh mua atëherë vazhdo mirëpo unë jam i lumtur”, ka thënë ai përmes një videoje në rrjetin social, Instagram.