Telegrafi

Alvaro Negredo te Besiktasi, nesër pritet të prezantohet para tifozëve

Besiktas ka transferuar një lojtar për në fazën sulmuese.

Alvaro Negredo ka kaluar te skuadra kampione e kampionatit turk.

Megjithëse nesër do të arrij në Stamboll, 31-vjeçari është fotografuar me fanellën bardhezi.

Spanjoll nesër do të nënshkruajë kontratën para tifozëve të Besiktas pas kontrolleve shëndetësore.

Futbollisti vitin e kaluar ishte huazuar prej Valencias te Middlesbrough, ku në 36 ndeshje ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/