Telegrafi

Alvaro Morata do të debutojë në Wanda Metropolitano kundër Real Madridit – a do të festojë nëse shënon?

Alvaro Morata do të kalojë 18 muajt e ardhshëm në huazim te Atletico Madridi, pas largimit nga Chelsea të hënën, ndërsa ndeshja e tij e parë në Wanda Metropolitano do të jetë kundër Real Madridit, ish-ekipi i tij, të shtunën më 9 shkurt.  

Ky do të jetë kontakti i parë me përkrahësit e Atleticos që nga dita e ardhjes dhe do të jetë interesante të shihet se si do të pritet.

Ata padyshim janë shpesh unanim në mbështetjen e lojtarëve të tyre në një derbi të Madridit; edhe pse në ndeshjen kundër Getafes të shtunën e kaluar, pati disa shenja kundër nënshkrimit të Moratas.

Me sa duket, debutimi i 26-vjeçarit do të vijë me Real Betisin të dielën, por prezantimi do të bëhet të martën ku do të ketë edhe pyetja nga mediat.

Lexo po ashtu Zyrtare: Atletico Madridi nënshkruan me Moratan

Në paraqitjen e tij, ai ka shumë të ngjarë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje: ‘Nëse shënon kundër Real Madridit , a do të festoni?

Është e vështirë të imagjinohet një lojtar i Atleticos që nuk feston një gol kundër Realit, por Morata ka një histori të tillë, pa festë, madje dy herë në veçanti.

Në ndeshjen e parë dhe të dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në vitin 2015, kur Morata luante për Juventusin, ai shënoi në të dyja ndeshjet kur e eliminoi Real Madridin për herë të parë në pesë vitet e fundit.

Lexo po ashtu Carvajal: Jam i lumtur për Moratan

Jo në stadiumin e Juventusit, as në Santiago Bernabeu, nuk festoi, ku Morata tregoi dhe e respektoi Realin, ekipin që bëri me debutim në futbollin profesional.

Megjithatë, kjo situatë mund të jetë ndryshe.

Duke pasur parasysh natyrën emocionale të shënimit në një derbi të Madridit, përpara përkrahësve të tij, Morata mund të kënaqet me mbështetësit e Los Rojiblancos duke u larguar në festë. /Telegrafi/