Telegrafi

Alvaro Morata në stilin e Mario Balotellit, por e humb një rast të pabesueshëm edhe pse ishte vetëm me portën

Alvaro Morata me rastin e humbur ndaj Atalantës është bërë viral në rrjetet sociale.

Sulmuesi spanjoll ka humbur një rast të pabesueshëm përballë skuadrës zikaltër në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Ishte minuta e 12-të e ndeshjes, kur pas një kundërsulmi të shpejti Juventusi arriti te goli.

Cristiano Ronaldo u bllokua nga Berat Gjimshiti, teksa topi shkoi te Alvaro Morata.

Spanjolli ishte i vetëm me portën, por vendosi që të godas në stilin e Mario Balotellit me thembër, por që e humbi rastin e pastër për shënim.

Kaq ka mjaftuar që reprezentuesi spanjoll të bëhet viral me rastin e humbur në rrjetet sociale.

Sigurisht që as vet Morata nuk e di se si ka goditur aq dobët dhe si ka pasur mundësi të humbas një rast të tillë. /Telegrafi/