Telegrafi

Alvaro Morata me arritje të jashtëzakonshme: A e dini se kur ka humbur për herë të fundit spanjolli?

Alvaro Morata është vendos në qendrën e vëmendjes së afatit kalimtar të verës.

Raportohet se sulmuesi spanjoll dëshiron të largohet prej Real Madridit shkaku i minutave të pakta që kalon në fushat e blerta.

Për lojtarin interesim të madh ka shprehur skuadra e Manchester Unitedit, e cila thuhet se shumë shpejt do ta transferojë në Old Trafford, transmeton Telegrafi.

Gjersa shumë skuadra po e kërkojnë sulmuesin spanjoll së fundi është zbuluar një fakt interesant për Moratan.

Ai është i pamposhtur në 52 ndeshjet kampionate sa herë që ka luajtur për Real Madridin dhe Juventusin.

Me këtë të fundit ka regjistruar 26 fitore dhe një barazim ndërsa me Los Blancos ka realizuar 22 fitore dhe dy barazime.

Vlen të theksohet se disfata e fundit ka qenë në vitin 2015 me Juventusin, ku kampioni aktual italian kishte pësuar humbje prej Sassuolos me rezultat minimal 1-0. /Telegrafi/