Telegrafi

Alvarez debuton me gol te Man City, gjithçka baras në Superkupën e Anglisë

Manchester City ka arritur ta barazojë rezultatin në pjesën e ndaj Liverpoolit në 1-1.

The Reds shkuan në pushin në epërsi me golin e Alexandre Arnold, por në pjesën e dytë qytetarët barazuan.

Ishte Julian Alvarez ai që gjeti golin pas një tollovie në zonë në minutën e 72-të për 1-1.

Goli i rishikua në VAR dhe u pa që ishte i rregullt. Ky është goli i parë i tij në ndeshje zyrtare me Man Cityn.

Minutat e fundit pritet të jenë të hapura që të gjendet edhe fituesi i trofeut. /Telegrafi/