Telegrafi

Aludon në largim, Ahmet Kandemir: Prishtinës do t’i largohen disa lojtarë të tjerë, edhe unë do të analizojë situatën në klub

Sigal Prishtina ka pësuar humbje në kuadër të ndeshjes së fundit në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit nuk arritën të triumfonin para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kundër Demir Insaat Buyukcekmece me rezultat 84-66.

“Ne menduam që t’i japim më së shumti hapësirë lojtarëve vendor pasi u pa që e kishim të vështirë kundër Demirit. Ne duam që në këtë formë Kosova të fitojë ndonjë talent. Ne gjatë gjithë kohës ishim në dijeni të rezultatit së lojës së Belfiusit”, tha Ahmet Kandemir.

Lexo po ashtu Sigal Prishina eliminohet prej FIBA Europe Cup

Ai më tutje zbuloi se pos Dardan Berishës dhe Drilon Hajrizit do të largohen edhe disa lojtarë prej ekipit kryeqytetas.

“Nga këtu do të largohen edhe më shumë lojtarë dhe nuk kam marrë vendim që të largohem prej klubit”, tha trajneri turk.

Pas kësaj, Sigal Prishtina eliminohet prej garave ndërkombëtare ndërsa Demiri dhe Belfiuis Mons kalojnë fazën e grupeve.

Ndryshe, prishtinasit janë të vetmit që nuk kanë pësuar humbje në IP Superligën e Kosovës në basketboll. /Telegrafi/