Telegrafi

Aludohet se Gwen Stefani dhe Blake Shelton janë martuar në ceremoni sekrete

Gwen Stefani dhe Blake Shelton së fundmi kanë ngjallur spekulime të shumta.

Çifti janë fotografuar të shtunën, derisa Stefani u pa me një unazë gjigante të diamantit, shkruan Daily Mail.

Kjo bëri që në rrjet të qarkullojë menjëherë lajmi se dyshja mund të jenë martuar, por në një ceremoni private.

Foto: Daily Mail

Në postimin e 51-vjeçares pati shumë komente nga fansat, të cilët thonin se artistja është martuar.

Ndërkohë, në imazhet e publikuara nga The Post shihet se ajo me të vërtetë ka një unazë më të madhe, derisa shëtiste me Shelton dhe djalin e tyre Apollo.

Foto: Daily Mail

Palët përndryshe janë parë duke kaluar kohë në Oklahoma javën e kaluar, teksa shpërndanë edhe fotografi për ndjekësit e tyre. /Telegrafi/