Site icon Telegrafi

Altrina Kiçina shpallet ‘Miss Shqiptarja në Botë 2019’

Altrina Kiçina (Foto: Instagram/altrinakiqina9)

Bukuroshja nga Drenica, Altrina Kiçina, e ka fituar kurorën e më të bukurës në spektaklin ‘Miss Shqiptarja në Botë’ për vitin 2019.

Evenimenti i sivjetmë që mban vulën e producentit Ilir Geci dhe ‘Gecjan Fashion Group’ është mbajtur në Tiranë.

Në kryeqytetin e Shqipërisë kanë parakaluar bukuroshe të shumta, ndërsa në fund kurora e më të bukurës i takoi Altrinës.

Besohet se vlera totale e shpërblimeve që janë ndarë në këtë garë të bukurisë kalon shifrën prej 30 mijë eurosh.

Në konkurrim me Altrinën kanë qenë Berna Kalisi (shoqëruesja e parë) dhe Ina Cahani (shoqëruesja e dytë). Ndërkohë që janë ndarë edhe një sërë çmimesh tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version