Site icon Telegrafi

Altin Lala kërkon postin e trajnerit të kombëtares shqiptare

Altin Lala ka zbuluar për mediat gjermane se plani fillestar në momentin kur ai i ishte bashkuar stafit të trajnerit Giani De Biasit kishte qenë që në të ardhmen të merrte drejtimin e përfaqësueses kuqezi.

Në një intervistë të dhënë për “Die Welt”, mesfushori ka zbuluar se si ishin rrethanat në të cilat ai pranoi të bëhej pjesë e FSHF-së dhe arsyeja pse u largua.

“Kam punuar për dy vite e gjysmë për Federatën Shqiptare të Futbollit, edhe si trajner i kombëtares U-19. Parashikohej që të në një të ardhme jo shumë të largët të merrja drejtimin e Kombëtares.

Lexo po ashtu Lala: Rashica do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve

Por kur shihja potencial te një lojtar dhe ai nuk e shfrytëzonte, kjo ishte diçka e keqe. Me këtë unë nuk pajtohem kollaj. Pastaj kjo ishte një punë që të mbante 24 orë të lidhur. Kam pirë shumë aspirina në atë periudhë. Siç e thashë nuk më pëlqente shumë një situatë e tillë”, tregoi Lala arsyen se pse vendosi të braktiste postin e tij në radhët e kuqezinjve duke hequr dorë nga plani për të drejtuar kombëtaren shqiptare.

Exit mobile version