Site icon Telegrafi

Alternativa: Roli i ASH-së në Qeveri është të amortizojë përçarjen brenda BDI-së

Alternativa sërish ka komentuar mundësinë e hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Nga kjo parti thonë se ata drejtpërdrejt nuk kanë nevojë të negociojnë me ASH dhe se amortizimin e përçarjes në BDI duhet ta kompensojë vetë BDI.

“Alternativa nuk ka nevojë të negociojë me Aleancën. Është e qartë se roli i tyre për momentin është amortizimi i përçarjes në BDI. Është zgjedhje e tyre. Megjithatë, është e logjikshme që ai i cili ka hall, të jetë i gatshëm të kompensojë duke liruar një pjesë të resorëve që udhëheqë aktualisht. Duam ta potencojmë këtë. Aleancës nuk i duhen poste për të votuar për ndryshimet kushtetuese nëse janë të sinqertë në angazhimin e tyre për BE”.

“Njëkohësisht, nuk e pranojmë tezën se për shkak se Alternativa ka më pak deputetë sesa Aleanca, duhet të paguaj çmim politik me lëshime kadrovike. Secili që harron se para vetëm 12 muajve Alternativa ishte faktor kyç për shpëtimin e Qeverisë dhe kështu mundësoi bisedimet me BE-në, në fakt e cenon dhe rrezikon potencialin koalicionues të forcave pro-evropiane në Maqedoninë e Veriut. Nëse marrëveshja politike me Alternativën nuk respektohet deri në fund, pse do të besonte kushdo tjetër se ia vlen të bëhet partner me ata që nuk i përmbushin obligimet?”, thonë nga Altenrativa.

Exit mobile version