Telegrafi

Alpinisti ra nga faqja shkëmbore, në të cilën ende askush nuk ka mundur të ngjitet (Video)

James McHaffie nuk ia doli as për të nëntën herë, që të ngjitet nëpër një faqe shkëmbi në Shropshire të Anglisë.

Për alpinistin 38-vjeçar, sikurse edhe praktikues tjerë të këtij sporti ekstrem, ngjitja nëpër këtë hapësirë famëkeqe ka qenë e pasuksesshme, transmeton Telegrafi.

Kjo pasi anjë alpinist deri më tani, nuk ia ka dalë të ngjitet nëpër këtë faqe shkëmbi, që konsiderohet të jetë më i pjerrëti në Britani në Madhe.

Megjithatë, McHaffie ishte duke arritu të dilte në pjesën e sipërme, mirëpo një lëvizje e ngutshme bëri që të bie papritmas. /Telegrafi/