James McHaffie nuk ia doli as për të nëntën herë, që të ngjitet nëpër një faqe shkëmbi në Shropshire të Anglisë.
Për alpinistin 38-vjeçar, sikurse edhe praktikues tjerë të këtij sporti ekstrem, ngjitja nëpër këtë hapësirë famëkeqe ka qenë e pasuksesshme, transmeton Telegrafi.
Kjo pasi anjë alpinist deri më tani, nuk ia ka dalë të ngjitet nëpër këtë faqe shkëmbi, që konsiderohet të jetë më i pjerrëti në Britani në Madhe.
Megjithatë, McHaffie ishte duke arritu të dilte në pjesën e sipërme, mirëpo një lëvizje e ngutshme bëri që të bie papritmas. /Telegrafi/