Site icon Telegrafi

Alpinistët vizitojnë Zhlebin e kontestuar në kufirin Kosovë – Mali i Zi

Banorët e fshatit Llukë e Epërme të Deçanit dhe përfaqësuesit e fshatrave të tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, janë ndaluar nga policia malazeze për të shkuar në ato që ata i quajnë pronat e tyre te Kulla e Zhebit. Incidenti ndodhi dje gjatë ditës, para se të merret vendimi i Kryesisë së Kuvendit për seancën e votimit për demarkacionin, nga e cila preket edhe kjo zonë. Alpinistët këtë fundjavë do të nisen drejt Zhlebit, drejt pikës kontestuese për demarkacionin me Malin e Zi.

Klubi Alpin Prishtina do nisen këtë fundjavë për ta pushtuar Majën e Zhlebit e cila gjendet në kufirin Kosovë – Mali i Zi.

Maja e Zhlebit tashmë ka filluar të marr interesimin popullit të Kosovës. Dëshira e madhe për ta njohur këtë bjeshkë, e cila kohëve të fundit u përmend aq shumë në kuadër të bisedimeve për demarkacionin.

“Përveç që paraqet resurse turistike, bimore dhe strategjike, është një nga majat më specifike të Masivit në Bjeshkët e Nemuna. Gjithashtu, është Plan-Program i përshtatur për çështjet e fundit që po diskutohen (Demarkacioni)”, ka thënë Nazmi Hasanramaj, kryetar i Klubit Alpin të Prishtinës për Express.

Ai gjithashtu ka treguar se Maja e Zhlebit është maje markante që shënon fundin e Masivit të Rusolisë, nga ku fillojnë bjeshkët e Istogut dhe Kalimi Natyror i Kullës.

Kjo bjeshkë është e pasur me florë dhe faunë me pamje impozante. Maja e Zhlebit është maje e veçantë për nga pozita gjeografike. Gjendet në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin me Malin e Zi, dhe është njëra nga disa maja që e përbëjnë masivin e Zhlebit dhe Rusolisë. Është territor i veçantë dhe ofron shumë për adhuruesit e natyrës.

Exit mobile version