Telegrafi

Alpinistët shpëtojnë qengjin e bllokuar brenda një grope në Uells

Dy alpinistë në Uells shpëtuan jetë e një qengji që kishte ngecur brenda një grope të shkëmbit në Parkun Kombëtar Snowdenia.

Ata madje incizuan momentin kur qengji iu ribashkua familjes së saj, transmeton Telegrafi.

“Jo të gjithë heronjtë mbajnë pelerina”, tha një prej alpinistëve, me emrin Brendon Croud.

Qengji me sa duket kishte ngecur brenda një grope të shkëmbinjve, derisa videoja tregon momentin kur një prej alpinistëve e nxjerrë me duart e tij nga ajo vrimë. /Telegrafi/