Site icon Telegrafi

Alphonse Davies flet për të ardhmen te Bayern Munich, pas lidhjeve të shpeshta me Real Madridin

Real Madrid ka kohë që është vënë pas Alphonso Davies. Ata po mendojnë një lëvizje gjatë verës, pasi çmimi i kërkuar nga Bayern Munichut u konsiderua si i tepruar për një lojtar me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale. 

Tani, Los Blancos do të presin dhe synimi i tyre është që tani të marrin kanadezin si lojtar të lirë në korrik 2025.  

Ata janë të sigurt se do ta bëjnë këtë, pasi besimi i tyre është se Davies nuk do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me klubin nga Bavaria.  

Në këtë fazë është raportuar se Bayern Munich po i humb shpresat për të mbajtur mbrojtësin kanadez . 

Davies ka folur me Bild për të ardhmen e tij. Ai pranoi se nuk po shikon shumë përpara, pasi vendimet e rëndësishme ia lë për momentin agjentit të tij. 

“Jam plotësisht i fokusuar te Bayern Munich. Pavarësisht nëse do të qëndroj apo do të largohem nga klubi, unë do ta mbaj gjithmonë këtë klub në zemrën time”. 

“Pyetje e mirë, por duhet të pyesni agjentin tim për këtë gjë”, deklaroi mbrojtësi. 

 

Në këtë fazë, duket më e mundshme se Real Madrid do të nënshkruajë me Davies falas verën e ardhshme, por ka ende shumë kohë që gjërat të ndryshojnë./Telegrafi/  

Exit mobile version