Site icon Telegrafi

Alonso tregon se çfarë i tha Bellerin të nesërmen kur ai i shkroi mesazh

Chelsea's Spanish defender Marcos Alonso (L) rises above Arsenal's Spanish defender Hector Bellerin (C) to score the opening goal during the English Premier League football match between Chelsea and Arsenal at Stamford Bridge in London on February 4, 2017. / AFP / Ian KINGTON / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or 'live' services. Online in-match use limited to 75 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. / (Photo credit should read IAN KINGTON/AFP/Getty Images)

Marcos Alonso ka zbuluar se ishte shumë i merakosur për shëndetin e Hector Bellerin pas ndeshjes me Arsenalin.

Mbrojtësi i Topçinjve pësoi një lëndim në kokë pas përballjes me spanjollin e Bluve dhe kështu u detyrua të lë fushën.

Por, Alonso tregoi se ai i kishte shkruar mesazh të nesërmen Bellerin për të shikuar gjendjen e tij dhe se spanjolli i Arsenalit asnjëherë nuk i kishte thënë se ishte apo jo faull.

“Kam folur me atë në pushim të pjesës së parë, në fund të ndeshjes, i kam shkruar edhe të nesërmen për të shikuar si është”, ka thënë Alonso për Sky Sports.

“Mendoj se ishte një përballje e pafat, të dy po kërkonin topin. Nuk ishte qëllimi im ta lëndoja atë dhe shpresoj që të kthehet sa më shpejt”.

Tifozët e Arsenalit ishin të nervozuar me faktin se si nuk ishte faull dhe në fund goli u pranuar, por Alonso zbulon e anësori i Topçinjve nuk i tha atij asnjëherë që ishte faull.

“Jo”, tha Alonso kur u pyet nëse Bellerin ishte ankuar për një faull të mundshëm.

“E pyeta ata se çfarë ndodhi me atë kur ra në tokë dhe ai më tha se nuk mund ta mbante mend kështu mendoj se ishte thjesht i pafat dhe shpresoj ai të bëhet mirë”, ka shtuar për fund mbrojtësi i Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version