Telegrafi

Alonso shpreson në fitoren e Realit

Mesfushori spanjoll Xabi Alonso ka folur për ndeshjen më të madhe të futbollit në botë ‘El Clasicon’.

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen për herë të dytë këtë edicion, ndërsa kësaj radhe spektakli do të jetë në ‘Camp Nou’.

Ish-anëtari i Real Madridit, Xabi Alonso që tani është pjesë e Bayern Munichut ka folur për këtë përballje duke shpresuar në fitoren e ish-ekipit të tij.

“Besoj dhe shpresoj se do të jetë një ndeshje e mir ë nga të dyja skuadrat dhe në fund të fitoj Real Madridi”.

“Një fitore e Realit në këtë ndeshje do ta kthente vetëbesimin në skuadër”, deklaroi Alonso. /Telegrafi/