Mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso, po konsiderohet si zëvendësues ideal i Gerard Piques te Barcelona.
Mbrojtësi që e fitoi Kupën e Botës me Spanjën do t’i mbush 32 vjet në shkurt të 2019 dhe tashmë është filluar të mendohet për zëvendësimin e tij.
Alonso është në krye të listës edhe pse nuk ka eksperiencë si qendërmbrojtës, por ka luajtur në Serie me Fiorentinën dhe kjo i ka ndihmuar.
Ai ka impresionuar në Angli ku është zgjedhur mbrojtësi i majtë më i mirë i kampionatit për sezonin 2017-18.
Paraqitjet e mira ia kanë siguruar një vend në ekipin e Spanjës për herë të parë dhe ai pritet të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.
Barca mund t’i jap hapësirë, siç bëri me babin e tij kur në vitet e 80-ta luante te Barcelona.
Alonso është produkt i akademisë së Real Madridit.
Lojtari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2021. /Telegrafi/