Telegrafi

Alonso: Serie A është universitet për mbrojtësit

Ish-mbrojtësi i Fiorentinas, Marcos Alonso, thotë se liga italiane është një “universitet për mbrojtës”.

25-vjeçari iu bashkua Chelseat në afatin veror për 24 milionë funte, ndërsa paraprakisht kishte regjistruar 85 paraqitje me Violan.

“Liga italiane është shumë konkurruese. Shumica e skuadrave dinë çfarë të presin dhe janë të përsosura taktikisht”.

Lexo po ashtu Chelsea zyrtarizon mbrojtësin, por nuk është David Luiz

“Për më shumë, ata kujdesen shumë për veten fizikisht, prandaj mendoj se për një mbrojtës, loja në Itali është gjë shumë e mirë”.

“Pasi shkon në universitet bëhesh me ‘master’. Serie A është universitet për mbrojtës”, ka deklaruar Alonso. /Telegrafi/