Telegrafi

Alonso emërohet trajner i skuadrës së dytë të Real Sociedadit

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Real Madridit, Xabi Alonso, është emëruar trajner i skuadrës së dytë të Real Sociedadit.

37-vjeçari zyrtarisht  ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin ku edhe e filloi karrierën si futbollist, duke bërë 124 paraqitje para se t’i bashkohej Liverpoolit në vitin 2004.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xabi Alonso

Alonso kaloi te Sociedadi nga Real Madridi, pasi kishte punuar për një sezon më talentët e skuadrës. Spanjolli kishte zëvendësuar Aitor Zulaikan, që ishte shkarkuar.

Legjenda spanjolle kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe FA Cup gjatë pesë viteve qëndrimi te Liverpooli, për të kaluar më pastaj te madrilenët.

Alonso u largua më pas edhe nga Real Madridi, për të kaluar te Bayern Munichu, aty edhe ku i dha fund karrierës si futbollist profesionist në vitin 2017. /Telegrafi/