Mbrojtësi i Chelseat, Marcos Alonso ka deklaruar se Federico Bernardeschin i kishte thënë se kurrë nuk do të shkojë te Juventusi.
Dyshja ishin bashkëlojtarë te Fiorentina, ndërsa Bernardeschi këtë javë u bashkua me Juven për 40 milionë euro.
“Ata po largohen nga Firenca, por nuk e di arsyen dhe i kujt është faji”.
“I dëshiroj gjitha të mirat Fiorentinës, isha i lumtur aty dhe kam memorie të mira me qytetin dhe bashkëlojtarët”.
“Bernardeschi? Kur ai e nënshkroi vazhdimin e kontratës kishte thënë se kurrë nuk do të shkojë të Juventusi, por në futboll nuk duhet të thuash kurrë”.
“Kjo ndodhi njëherë me Neton, por transferimi i Bernardeschit ka krijuar më shumë zhurmë. Nuk e di se si do të pritet kur të kthehet, por e di që është në një klub të rëndësishëm dhe do të fitojë trofe”.
“T’i thuash jo Juventusit është pothuajse e pamundur”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/