Telegrafi

Almeda në ditët e fundit të shtatzënisë

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi tani është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Ajo edhe bashkëshorti i saj aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman edhe pak ditë pritet të bëhen prindër të një djali, për të cilin kanë zgjedhur edhe emrin e tij.

Çifti kanë vendosur që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin, Efehan. Që nga fillimi i shtatzënis, Almeda vazhdimisht ka publikuar fotografi të ndryshme kështu duke i zbuluar edhe disa prej dhuratave të vogëlushit.

Almeda para disa jave ka realizuar edhe një fotosesion duke e zbuluar barkun e fryerë.

Kurse, dje bukuroshja ka publikuar një fotografi në të cilën ajo po duket shumë bukur. Almeda javën e kaluar ka publikuar edhe disa pamje nga dhoma e djalit.

Tolgahani dhe Almeda dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2017. /21Media/