Telegrafi

Almeda bëhet nostalgjike në ditëlindjen e saj dhe përvjetorin e martesës, publikon fotografi nga fëmijëria

Almeda Abazi (Foto: Instagram/Almeda92)

Modelja e famshme shqiptare, e cila po ndërton karrierë edhe në muzikë, Almeda Abazi, po e feston ditëlindjen e 27-të.

‘Miss Tirana 2007’, ‘Miss Albania 2008’ dhe ‘Miss Globe 2008’, e ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj për ta shënuar këtë ditë.

Për më shumë, pikërisht në ditëlindjen e saj, Almeda ishte kurorëzuar në vitin 2017 me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

“Urime ditëlindjen time dhe përvjetorin e dytë të martesës për ne dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja duke iu referuar bashkëshortit të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Almeda Abazi

“Babai më mbante mua atëherë (në fotografinë e publikuar), ndërsa sot t’i po ma mban dorë”, ka theksuar ajo më tej.

Bukuroshja shqiptare dhe aktori i famshëm turk e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në një ceremoni të mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë martesore të zhvilluar në një tarracë në Beverly Hills ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë, ndërsa evenimenti u mbajt pikërisht në ditën kur dikur më e bukura e Shqipërisë festonte ditëlindjen e saj.

Ndryshe, Almeda është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit që do të jetë djalë. /Telegrafi/