Telegrafi

Almeda Abazi tregon arsyen se përse më nuk do jetë pjesë e serialeve turke

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

Aktorja, prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Almeda Abazi, prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, ndërsa atje ka filluar dhe ndërtuar karrierën e saj.

Ajo po ashtu është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin tashmë ka edhe një djalë të quajtur, Efehan.

E ftuar së fundmi në një emision turk, ajo ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj personale dhe profesionale, ku më shumë flet për largimin e saj nga aktrimi.

Almeda Abazi (Foto: YouTube)

“Pas lindjes së djalit jam në një botë tjetër. Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj”.

“Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”, është shprehur ajo.

Lexo po ashtu Mes lotësh, Almeda Abazi rrëfen në televizionin turk periudhën e vështirë kur djali i saj iu nënshtrua operimit

Ajo po ashtu ka folur edhe për periudhën e vështirë, kur djali i saj iu nënshtrua një operacioni, ku si shkas i këtij operimi u bë një kist.

Në anën tjetër, aktorja Abazi nuk zbuloi se çfarë është duke përgatitur apo se kur do rikthehet në ekran. /Telegrafi/