Telegrafi

Almeda Abazi shijon muajt e fundit të shtatzënisë, derisa është në pritje të një vajze

Modelja dhe prezantuesja shqiptare, Almeda Abazi, është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.

Artistja, e cila jeton dhe vepron në shtetin turk, është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, akori turk Tolgahan Sayisman, së shpejti do të mirëpresin një vajzë.

Almeda Abazi (Foto: Instagram)

Bukuroshja me prejardhje shqiptare ka ndarë së fundmi një imazh, në të cilin bën të ditur se është në muajin e nëntë të shtatzënisë.

“Nëntë muaj shtatzënë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Almeda Abazi

Bashkangjitur imazhit zbulon se sonte në orën 18:00 do të bëjë një surprizë për fansat, me publikimin e një videoje.

Komplimentet në komente nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që mban në Instagram.

Almeda dhe Tolga ndryshe kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2017. /Telegrafi/