Site icon Telegrafi

Almeda Abazi, festë beqarie në Los Angeles

Pas fejesës zyrtare të pak javëve më parë, çifti i famshëm Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman janë gati të martohen.

Ata kanë shpallur datën e ceremonisë që përkon me 25-vjetorin e lindjes së Almedës, më 13 shkurt.

Sipas En Magazine kjo ditëlindje, me siguri do të jetë më e bukura për aktoren shqiptare, e cila do të festojë 25-vjetorin me fustanin e nusërisë.

Lexo po ashtu Mësohen disa detaje rreth dasmës mes Almedës dhe "Çenarit"

Ndërkohë vetëm pak ditë para datës së dasmës, Almeda ëshët fotografuar e vetme në Kaliforni, ku aludohet se ka shkuar për të organizuar festën e beqarisë larg të fejuarit.

Pak ditë më parë, Almeda dhe Tolga shijuan pushimet dimërore, momente që i ndanë me miqtë nëpërmjet fotove e videove që postuan në llogarinë e tyre në Instagram. /Telegrafi/

 

Exit mobile version