Tottenham Hotspurs është gati ta blindojë yllin e skuadrës, Dele Alli.
Mesfushori i talentuar ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën londineze dhe ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropian.
Real Madrid, PSG, Bayern Munich e Manchester United janë vënë pas yllit të Spurs.
Mirëpo ‘Gjelat’ i kanë ofruar atij kontratë të re deri në vitin 2022, me një klauzolë tejet të lartë.
Ajo skuadër që dëshiron Allin, duhet të paguajë klauzolën e tij prej 100 milionë eurove.
Gjithsesi lojtari do të përfitojë edhe rritje page nga Spurs, pasi tani ai do të fitojë rreth tetë milionë funte në stinor duke u bërë futbollisti më i paguar në klub.
Alli pritet të nënshkruajë kontratën e re me Spurs në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/