Raportet e mediave në Angli pretendojnë se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri dëshiron të jetë shefi i ardhshëm i përhershëm i Manchester Unitedit.
Djajtë e Kuq shkarkuan trajnerin Jose Mourinhon më parë këtë muaj pas rezultateve negative në këtë fillim sezoni.
Ish-legjenda e klubit, Ole Gunnar Solskjaer erdhi si zëvendësues i portugezit në stolin e Unitedit deri në fund të sezonit.
Megjithatë, synimi i drejtuesve është për të gjetur një emër të madh si trajner të përhershëm të ekipit.
Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane dolën si favoritët kryesor më parë për këtë punë, por tani po lidhet edhe një emër tjetër.
Sipas mediumit Times, trajneri i Juventusit, Allegri gjithashtu dëshiron të konsiderohet nga Unitedi.
Gazeta raporton se trajneri i Juventusit po merr mësime në gjuhën angleze për rreth një vit.
Ai thuhet se ka qenë i hapur edhe në të kaluarën duke shprehur dëshirën e tij për të punuar në Ligën Premier. /Telegrafi/